Çfarë ndodh kur partnerët kanë të njëjtën shenjë Horoskopi – Lajmi.net
Çfarë ndodh kur partnerët kanë të njëjtën shenjë Horoskopi
Autori: Lajmi.net ArgëtimFun 11:49, 10 April 2018
Nëse një çift ndan të njëjta vlera dhe interesa e sigurtë që fundi i përrallës së tyre do të jetë “ Dhe ata jetuan përgjithmonë të lumtur”. Të gjithë jemi të ndryshëm, por nëse sistemi i vlerave që na udhëheq është i njëjtë, asnjë pengesë nuk do të jetë aq e fortë sa t’ju ndajë!

POR nëse të njëjtë keni dhe shenjën e horoskopit duhet të keni pak kujdes sepse siç edhe besohet të kundërtat tërhiqen dhe të ngjashmet shtyhen! Më poshtë do të lexoni sfidën më të madhe që do të keni nëse partneri ka lindur nën të njëjtën shenjë si ju dhe mënyrën e duhur si ta zgjidhni këtë “problem”

Luani

Luanët janë kryelartë dhe nuk do e tradhëtonin krenarinë e tyre për asgjë ! Duan të gjithë vëmendjen e partnerit, por mos harroni se nëse ky i fundit është një luan si ju, pret të njëjtën gjë. Duan të ndihen të adhuruar, por në mënyrë që lidhja të funksionojë, duhet t’i përkedhelni sedrën njëri tjetri.

Virgjëresha

Të dy jeni në kërkim të perfeksionit dhe kjo ju bën tejet kritikues! Duhet të mësoni të pranoni tjetrin me gabimet dhe defektit e tij, nëse nuk doni të përfundoni të ndarë

Peshorja

Kjo është shenja që i pëlqen e bukura, harmonia dhe balanca! Së bashku do të keni një jetë përrallore, deri në momentin kur nuk do të shtireni se çdo gjë ju shkon vaj! Duhet të përballeni me problemet tuaja dhe t’u jepni zgjidhje dhe jo t’i anashkaloni.

Akrepi

Pasionantë dhe të zjarrtë ! Jeni me fat që keni gjetur njeri tjetrin, por epshi i akrepit mund të jetë arsyeja që fshihet pas një tradhëtie në çift. Janë posesivë, xhelozë dhe mund t’ju duket sikur do i merrni frymën njëri tjetrit. Besimi duhet të jetë themeli i lidhjes suaj.

Shigjetari

Shigjetarët janë aventurierët e zodiakut dhe problemin më të madh do e kini kur njëri prej jush të dëshirojë të krijojë një familje! Kur ky moment të vijë duhet të jeni të dy gati, në të kundërt, personit tjetër që nuk e do një gjë të tillë, do i duket sikur ju po i ushtroni presion.

Bricjapi

Jeni të dy ambiciozë dhe të suksesshëm, por kini kujdes me fiksimin tuaj për të qenë të parët kudo, sepse mund të humbisni gjërat që vërtetë vlejnë në jetë. Duhet t’i përkudhtoheni familjes, po aq sa punës, për të mos thënë që ajo e para duhet të jetë prioritet

 

Fjalët kyçe: shenje horoskopi

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bow Master