Çfarë ndodh kur njeriu vdes? Ja si përgjigjen fëmijët

Një vend që duket si ari, një vend i mbushur me çokollatë e lule, dhe Jezusi i veshur me një bluzë të bardhë që na shikon ne.

Fun

12/05/2016 16:15

Këto janë disa nga përgjigjet që një grup fëmijësh, 4-5 vjeç, kanë dhënë kur janë pyetur në lidhje me vdekjen. Pyetjet janëë bërë në Britaninë e Madhe nga “Keech Hospice Care”.

Në fillim fëmijët janë pyetur: “Çfarë ndodh kur njeriu vdes?”. Disa nga fëmijët kanë kthyer përgjigje të mirëfilltë: “Njeriu kthehet në skelet dhe nuk kthehet më gjallë” .

Ndërsa disa të tjerë mendojnë se thjesht do shkojnë të “flenë”, madje një fëmijë kreativ përgjigjet: “Njeriu kthehet në rërë për 100 vjet”. E pastaj ai shton: “Dhe nuk mund të kthehesh më pas”.

Më pas fëmijët janë pyetur se “ku shkon njeriu kur vdes?”. “Shkojmë në qiell tek yjet dhe ulemi mbi to”, përgjigjet një vogëlushe. “Gjyshërit e mi ndodhen atje tashmë”, përgjigjet një tjetër.

Një vajzë beson se njerëzit shkojnë në spital për një kohë të gjatë, pasi vdesin.