Çfarë ndodh kur luftojnë Pitoni dhe Kobra: Kush fiton? (Video)

Dy gjarpërinj të mëdhenj kanë luftuar kundër njëri-tjetrit në një rrugë në Singapor.

Fun

02/09/2015 08:22

Kalimtarët të habitur nuk kanë ditur se si të reagojnë në këtë luftë, të përfshihen për ta ndërprerë atë apo jo, transmeton lajmi.net.

Beteja rreth gjysmë orëshe e la të dërrmuar Pitonin, por në fund Kobra u largua nga dyluftimi për t’u strehuar në një shkurre aty pranë.

Më vonë autoritetet e qytetit kanë arritur të kapin dy zvarranikët.

Pitoni është lëshuar më pas në një zonë të pabanuar, edhe pse me shanse të dyshimta për mbijetesë. Ndërsa, Kobra është mbyllur në një kopsht zoologjik. /lajmi.net

YouTube player