Çfarë mund të presim nga iPhone

Seritë e reja të iPhone 7s dhe iPhone 8, do të lansohen në përvjetorin e krijimit të këtij telefoni. Këto dy seri të telefonave do të kenë disa ndryshime...

Auto & Tek

07/12/2016 23:41

Seritë e reja të iPhone 7s dhe iPhone 8, do të lansohen në përvjetorin e krijimit të këtij telefoni. Këto dy seri të telefonave do të kenë disa ndryshime nga seritë e tjera duke filluar nga lakimi i telefonit e deri tek rezistimi i ujit. Gjëja që do t’i bëjë më interesant është se mund të mbushen me bateri me anë të rrezeve të diellit. Këto janë disa nga gjërat që ekspertët e telefonave i kanë cilësuar si interesante për publikun dhe që duhet t’i dinë për iPhonët e rinjë:

1. Xhami i telefonit do të jetë po i njëjti me atë të serisë së iPhone 4 dhe 4s. Pra, sipas ekspertit Ming-Chi Kuo i cili është shpallur si më i miri në botë për analizat e telefonave të Apple, thotë se ky xham do të jetë më i fortë dhe më i qëndrueshëm.

2. iPhone i ri do të jetë i ndërtuar nga qeramika e quajtur “zirconia”, qeramikë kjo e cila ka forcë të lartë mekanike dhe është rezistente në temperaturë të ulët si dhe në thyerje të telefonit.

3. Gjëja më interesante që do të ndodhë në këtë seri të re të iPhonëve është se nuk do të kenë butonin “home”. Ata thjeshtë do të duken si një copëz e xhamit, ku magjia qëndron tek lakimi i tij.