Çfarë mund të pësoni nga gjumi i tepërt?

Një studim i ri ka treguar se gjumi i tepërt, më shumë se tetë orë në natë rrit shanset për të pësuar ndonjë goditje në tru.

Lifestyle

23/02/2016 12:11

Disa shkencëtarë nga Universiteti i Mjekësisë në Nju Jork kanë zbuluar se rreziku për të pësuar një goditje në tru rritet me 146% tek personat që flenë më shumë se 8 orë, ndërsa tek ata që flenë më pak se 7 orë rreziku rritet me 22%.

Shkencëtarët analizuan faktorët që ndikojnë tek kjo sëmundje, si mënyra e jetesës, mosha, etnia etj., tek më shumë se 288 mijë të rritur, të cilët morën pjesë në studim nga viti 2004 deri në vitin 2013.

Koha e duhur për gjumë është 7­-8 orë në natë, dhe të kryeni ushtrime fizike 30­60 minuta në ditë.

Goditjet në tru ndodhin si rezultat i dëmtimit të enëve të gjakut që furnizojnë trurin. Kjo sëmundje është shkaktari i tretë kryesor i vdekjeve, pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Disa nga faktorët që shkaktojnë goditje në tru janë: duhani, alkooli, mbipesha, dieta e varfër ushqimore, moskryerja e ushtrimeve fizike etj.

Gjithashtu një gjumë i parehatshëm dëmton kujtesën, tkurr trurin dhe rrit nivelet e stresit.