Çfarë moti do të kemi në vikend?

Vazhdon situata meteorologjike vazhdon të mbetet jostabile.

Lajme

14/12/2018 22:53

Kjo si pasojë e masave të ajrit të ardhura nga të dy anët e kontinentit, verilindja dhe juglindja.

“Dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu e bore, derisa dita e diele parashihet të jetë më e ftohtë në dy vlerat e temperaturave ekstreme dhe me reshje bore.” thuhet në njoftimin e IMHK-së.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s. /Lajmi.net/