Çfarë mendoni, ku përfundojnë veturat e reja që nuk shiten? (Foto)

Vlerësohet se në planet ka më shumë vetura të pa shitura se sa njerëz, rreth 10 miliard sosh. Problemi paraqitet pasi njerëzit secilën herë e më pak po preferojnë të blejnë vetura të reja, duke iu kthyer atyre që janë të përdorura. 

Lajme

13/07/2014 00:24

Industria e veturave nuk pranon që ato t’i shes me çmim të ulët por i transporton në vende të veçanta që njihen si varreza të automjeteve, ku ato përfundimisht shkatërrohen. 

Deponi të tilla ka me qindra rreth botës, duke filluar nga Britania e Madhe, Valencia në Spanjë e Shën Petersburg në Rusi, ku ata janë të dërguar vetura të prodhuara në Europë, raporton Zerohedge. 

Kompanitë e mëdha të prodhimit të automjeteve, cdo herë janë të detyrura të blejnë tokë për dërgimin e këtyre veturave, të cilat në përgjithsi nuk kanë të kaluar as një kilometër të vetëm. 

Arsyetimi i industrisë veturave, që refuzojnë t’i shesin ato me cmime më të lira, është se më pastaj askush nuk do të jetë i interesuar të bjelë vetura të shtrenjta. 

Në fund pas një periudhe të qëndrimit në këto deponi, ato çmontohen për pjesë, dhe pjesë të tjera riciklohen. 

“Google Maps” ju jep mundësinë për t’i parë se si duken disa nga vendet që mbajnë këto automjete të braktisura. (lajmi.net)