Çfarë kanë të përbashkët shqiptaret Dua Lipa dhe Rita Ora?

Ylli i showbiz-it, 25-vjeçarja Rita Ora dhe 19-vjeçarja që premton të bëhet po aq e famshme, Dua Lipa, kanë studiuar të dyja në të njëjtën shkollë, në Londër.

ShowBiz

24/12/2015 19:22

Prindërit e të dy artisteve emigruan në Britaninë e Madhe në fillim të viteve ’90-të, për t’i shpëtuar represionit serb në Kosovë.

Pasioni për aktrimin dhe muzikën, bëri që Rita Ora fillimisht dhe më pas Dua Lipa, të frekuentojnë shkollën “Sylvia Young Theatre School”, shkruan lapsi.al. Për 9 vite, Dua ndoqi leksionet e shkollës së arteve, nga bankat e së cilës, ka dalë gjithashtu Amy Winehouse.

E pyetur në një intervistë, nëse do t’i pëlqente t’i ngjante sado pak shqiptares së famshme Rita Ora, Dua Lipa tha se kjo do të ishte ëndërr!