Çfarë kanë kaq të veçantë këto atletet e reja të sapolansuara nga Nike

Nike ka lansuar një parë atlete të ashtuquajtura "Back to the Future" me një çmim prej 350 dollarësh, të cilat mund të kontrollohen përmes një aplikacioni për smartfonë.

Auto & Tek

15/01/2019 22:48

Nike Adapt BB janë projektuar posaçërisht për basketbollistët dhe automatikisht shtrëgon ose liron lidhëset përmes shtypjes së një butoni apo aplikacionit përmes smartfonit, transmeton lajmi.net.

Modeli do të dalë në shitje fillimisht në ShBA më 17 shkurt, ndërsa pritet të shiten menjëherë.

Nike ka thënë se përdoruesit mund të programojnë cilësime të ndryshme që diktojnë mënyrat se si lidhëset janë të lidhura.

Këpucët do të kërkojnë karikim, dhe secila palë do të vijë me një pajisje rimbushëse. /Lajmi.net/