Çfarë ka ndodhur në Juventus, ja votat e Chiellinit për trajnerin e vitit nga FIFA

Giorgio Chiellini befasoi me votat e tij.

Sport

25/09/2018 10:17

Mbrëmë u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve të FIFA-s. Luka Modric u zgjodh edhe lojtari më i mirë i vitit, ndërsa pati befasi te votimi për trajnerë.

Lojtari i Juventusit, Giorgio Chiellini, nuk e ka votuar trajnerin e tij te “Zonja e Vjetër”, Masimiliano Allegrin.

Qendërmbrojtësi italian ka votuar për Didier Deschamps, Zinedine Zidane dhe Gareth Southgate.

Nuk dihet arsyeja pse Chiellini nuk votoi Allegrin por Southgate-n. Pritet të mësohen prapaskenat.