Çfarë ka bërë sot Bernard Berisha në Rusi?

Bernard Berisha shkëlqen me Anzhin dhe ndalë liderin.

Sport

08/04/2016 20:44

Mesfushori kosovar i Anzhit ka qenë sërish titullar ditën e sotme në ndeshjen që skuadra e tij luajti në “shtëpi” ndaj kryesuesve të Rostov.

Përballja mes tyre u mbyll me rrjeta të paprekura teksa Berisha ishte për 90 minuta në fushën e lojës duke qenë ndër më të mirët për ekipin e tij.

Edhe pse Anzhi ndodhej në vendinne fundit, ka zhvilluar një ndeshje tepër pozitive duke ndalur ekipin e Rostov që këtë sezon kryeson renditjen, shkruan “Minuta90”.

Bernad Berisha i dërgon kështu edhe sinjale trajnerit të Kombëtares, Gianni De Biasi që ai meriton më shumë vëmëndje.