Çfarë janë njollat e bardha në lëkurë dhe si t’i trajtoni në shtëpi me dy metoda natyrale

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, funksioni kryesor i të cilës është të ruajë organet dhe t'i mbajë në tërësi të organizuar, të rregullojë temperaturën trupore dhe të sintetizojë vitaminat B dhe D.

Lifestyle

30/05/2017 14:27

Ajo është në kontakt të drejtpërdrejtë me agjentët e jashtëm dhe për këtë arsye bie shpeshherë pre e problematikave të ndryshme siç janë aknet, djegiet nga dielli, pikat e zeza, herpesat dhe njollat e ndryshme që variojnë nga të kafta në njollat e bardha.

Me siguri këto të fundit ju kanë tërhequr vëmendjen për shkak të shpërndarjes, madhësi dhe formës së tyre herë të çrregullt e herë ovale. Njollat e bardha në lëkurë, njohur ndryshe me emrin hipopigmentim dhe vitiligo janë një çrregullim i pigmentit të lëkurës dhe shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit si duart, shpatullat, pjesa para dhe pas qafës, kraharori, madje dhe në gojë e në zonën intime.

Melanina humbet aftësinë për t’ i dhënë pigmentin natyral lëkurës dhe si rrjedhojë shfaqen njollat e bardha, të cilat janë më të dukshme tek njerëzit me lëkurë të errët edhe për shkak të kontrastit të ngjyrave. Faktorë të tillë si stresi, sëmundjet autoimune, shtatzënia dhe djegiet e rënda nga dielli janë po ashtu shkaktarë të mundshëm të këtyre njollave.

Këtu janë  2 trajtime natyrale që duhet t’i bëni çdo ditë deri në zhdukjen përfundimtare të tyre:

1.Aloe vera:  Xheli që gjendet në pjesën e brendshme të kësaj bime është një nga mjetet më të mira natyrale për të kuruar problemet e lëkurës. Ai përmban sasi të larta antioksidantësh dhe vitaminë C që mbron lëkurën nga dëmtimi i radikaleve të lira dhe stimulon prodhimin e kolagjeni.

Aloe vera ka në përmbajtjen e saj gjtihashtu përbërës me veti antiinflamatore dhe substanca hidratuese. Merrni një sasi të mjaftueshme xheli nga aloe vera dhe me ndihmën e ndonjë furçe lyeni njollat e bardha para së të flini. Lëreni të veprojë tërë natën, në këtë mënyrë lëkura do e përthithë ashtu si duhet.Ky trajtim duhet ndjekur çdo ditë për një muaj me radhë.

2.Uthulla e mollës: Uthuella e mollës është e pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, hekur, fosfor, vitamina A, B1, B2, B6, C dhe E, acid acetik, pektinë, beta-karoten etj, një eleksir i vërtetë vlerash ushqyese për lëkurën.

Në një gotë shtoni 100-150 ml uthull molle natyrale dhe me ndihëm e një garze pambuku lyeni njollat e bardha 3-4 herë në ditë.  Mund të bëni gjithashtu një përzierje të bararbartë me ujë dhe uthull molle dhe pasi ta hidhni në shishe spray ta spruconi mbi lëkurë çdo natë para se të flini. /Lajmi.net/