Çfarë iu ka bërë Ramos futbollistëve të Atleticos pas ndeshjes?

Sergio Ramos ka bërë një gjest të madh pas përfundimit të ndeshjes ndaj Ateltico Madridit.

Sport

29/05/2016 15:26

Ai ka shkuar te futbollistët e “Los Colchoneros”, për t’i mbështetur ata.

“Unë kam shkuar pas takimit për t’i mbështetur ata. Kanë bërë një kampionat të madh dhe kanë eliminuar ekipe të forta”, deklaroi Ramos, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ata kanë qenë një rival i madh për ne. Penalltitë janë llotari dhe mund t’i fitojë çdo skuadër. I përgëzoj ata sepse sezoni i tyre ishte vërtetë i madh”, shtoi Ramos.