Çfarë ish e dashure do të ishit sipas shenjës së horoskopit

Çfarë e dashure jeni e dini shumë mirë, por a mund t'i parashikoni veprimet tuaja nëse nuk do të ishit më në një lidhje dhe thjesht do të ishit një "ex" ?

Lifestyle

22/06/2017 01:34

Lexoni më poshtë se çfarë ju thonë yjet për sjelljet tuaja pas ndarjes ! Argëtohuni, mos i merrni shumë seriozisht

Ujori: Ish-ja që nuk e kthen kokën pas
Sinqerisht, ju jeni të lumtura që gjërat kanë përfunduar, sepse kishit filluar të ndiheshit pak të bllokuara. Ju jeni një shenjë shumë e pavarur e nëse ndiheni sikur dikush po ju cënon hapësirën private më mirë jepini duart. Ju nuk keni tendencë për të dalë nga vetja pas një ndarjeje, apo të transformoheni si njeri.

Peshqit: Ish-i i këndshëm
Peshqit e vetmuar! Ju jepni gjithçka në një lidhje , jeni shumë të mirë dhe duket se u besoni të gjithëve shumë lehtë ! Miqtë tuaj më të ngushtë mezi presin që ju të ndaheni nëse partneri nuk ju trajton si një mbretëreshë e vërtetë që jeni ! Mos pranoni më pak nga se meritoni !
Ju gjithnjë do të përpiqeni t’i mbani lidhjet me Ish-in sepse e deshironi te mbeteni miq te mire. Pas një ndarje keni nevojë për një pushim të gjatë pasi nuk mund të krijoni një lidhje menjëherë.

Aries: Ish-i që shkon larg
Të gjithë ish partneret tuaj jua ndjejnë mungesën menjëherë ! Sapo nuk jeni më së bashku, ata e kuptojnë se çfarë kanë humbur. I merrni gjërat me sportivitet dhe keni vetbesim të lartë! Sa keq që nuk është më problemi juaj .Nuk është se jeni e mërzitur sepse do t’ju marrë malli për ish-in, por më shumë ndiheni të ofenduar se si dikush nuk dëshiron më të dalë me ju .

Demi: Ex-i rehat fare
Logjika juaj është për t’u admiruar ! Nëse dikush nuk dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës me ju, as nuk ia vlen të mërziteni sepse do të ishte kohë e humbur. Natyra dhe karakteri juaj s’ta lejojnë kurrë të kthehesh për herë të dytë me dikë që i keni mbyllur punët një herë e mirë. Marrëdhëniet e përsëritura thjesht nuk kanë kuptim për ju.

Binjakët: Ish-i hajde-ik
Ju karakterizon shpirti i aventurës dhe nuk i druheni asgjëje. Mund të ndaheni pa më të voglin problem, pasi në të njëjtën mënyrë mund të rikthehni sërisht ! Vetëm sigurohuni që dikush t’i pranojë kapriçot tuaja, pasi për shembull me një dash nuk do t’ju ecnin fare.
Aftësia juaj e komunikimit është mbresëlënëse dhe tjetrit do t’i duket sikur është lidhur me një njeri tjetër vetëm prej temave që ju do të hapnit.

Gaforrja- Ish-i që ju bllokon në Facebook
Ndarjet janë shumë të vështira për ju pasi për fat të keq keni tendencën t’i përjetoni shumë keq gjërat. Ju jeni një nga njerëzit më besnikë dhe përkrahës, kështu që nëse dikush nuk do t’jua kthente me të njëjtën monedhë ju do të ndiheshit të tradhëtuar. Do të ndiheshit më të çliruar nëse do të fshinit çdo kujtim e do të ndërprisnit çdo kontakt me ish-in ! (6 shenjat e fundit do te publikohen ne nje artikull tjetet diten e enjte)