Çfarë i vrau në të vërtetë dinosaurët?

Në vitin 1980, fizikani fitues i Nobelit, Luis Alvarez dhe ekipi i tij zbuluan një shtresë të hollë iridiumi që mbështolli Tokën, pikërisht në momentin kur dinosaurët u zhdukën, sipas të dhënave nga fosilet.

Fun

18/04/2017 21:24

Duke qenë se iridiumi është një nga elementet më të rralla në koren e Tokës, por është gjetur në asteroide, në përqëndrime shumë të larta, shkencëtarët imagjinuan që sasi të mëdha të pluhurit (duke përfshirë iridiumin jashtëtokësore) bënë reaksion lart në stratosferë dhe u shpërndanë në të gjithë botën.

“Errësira që pasoi ka dëmtuar rëndë fotosintezën”, shkruajtën ata në Science, gjë që ka shkaktuar një rënie të shpejtë të rrjeteve të ushqimit si dhe shfarosjen e dinosaurëve. Një dekadë më vonë, në vitin 1990, gjeologët identifikuan Chixculubin në Meksikë, si vendin ku me më shumë gjasë ka ndodhur impakti.

Disa shkencëtarë tani kundërshtojnë pasojat finale të ngjarjes së Chicxulub për shumë specie, por nuk ka prova për të sugjeruar se edhe faktorë të tjerë mund të kenë qenë shkaki zhdukjes së dinosaurëve. Deccan Traps, në atë që është sot India qendrore, janë një nga veçoritë më të mëdha vullkanike në Tokë.

Ka disa paqartësi se kur u formuan saktësisht – mund të ketë qenë pak para impaktit të asteroidit, ose si rezultat i tronditjes – por gazrat vullkanike të lëshuara kanë patur një efekt të rëndë mbi klimën. Duket se impakti i Chicxulub gjithashtu ka shkaktuar një valë ngjarjesh dytësore, si tërmete, megacuname, zjarre, shi acid, që mund të kenë ndihmuar për të zhdukur zvarranikët gjigandë. /bota.al