Çfarë i tha Mladiq familjes së tij para vendimit të Tribunalit të Hagës

Derisa po afrohet koha kur do të shpallet vendimi përfundimtar për liderin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiq, që akuzohet për gjenocid dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnjë, mediat serbe raportojnë që Mladiq ka biseduar para vendimit me familjen e tij.

Lajme

22/11/2017 10:07

Vecernje Novosti raporton që Mladiq i ka thënë anëtarëve të famijes që ndihet i pafajshëm dhe që ai e di mirë që është i tillë.

“Ata mund të bëjnë me mua çfarë të duan, por nuk mund të ma marrin shpirtin”, citohet t’u ketë thënë Mladic gruas dhe djalit të tij para vendimit për krimet që ai kreu, transmeton Gazeta Metro.

Mladiq akuzohet për masakrën e Srebrenicës, ku rreth 8 mijë burra myslimanë të Bosnjës u vranë para hundëve të bashkësisë ndërkombëtare.