Çfarë i ndodhë trupit tuaj kur konsumoni hudhër esëll

Hudhra është padyshim një nga përbërësit që duhet ta përfshini në dietën tuaj të përditshme! Jo vetëm i jep një aromë të veçantë ushqimit, por mund të përdoret si një ilaç i fuqishëm.

Lifestyle

21/02/2017 01:08

Hudhra konsiderohet shumë efektive për përmirësimin e shëndetit të zemrës. Ajo mund të ulë kolesterolin dhe presionin e lartë të gjakut, mund të parandalojë atakun e zemrës dhe sëmundje të tjera.

Por trajton edhe probleme të tjera shëndetësore, ndihmon kundër gripit dhe të ftohurit, apo kundër infeksioneve. Kjo, sepse hudhra ndihmon në rritjen e sistemit tuaj imunitar. Konsumi i rregullt ndihmon në trajtimin e diabetit, apo artritit.

E kombinuar me qepë dhe xhenxhefil, hudhra mund t’ju ndihmojë për të hequr toksinat edhe pas kimioterapive.

Hudhra ka efekt dezinfektues, antibacterial dhe fungicide, duke u krahasuar me antibiotikët më të mirë, por kur ta hani në stomakun bosh, efekti është shumë më i fortë!

Hudhra gjithmonë përdoret dhe shpesh rekomandohet nga ekspertët për rritjen e imunitetit dhe përfitimeve tjera shëndetësore.

Megjithatë, çfarë ndodhë nëse hani hudhër me stomakun bosh?

Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumi i hudhrës në stomakun bosh rrit efikasitetin e saj si antibiotik natyral. Kjo ndodhë për shkak se bakteriet zbulohen dhe nuk mund të mbrohen nga “hudhra tmerruese”.

Hudhra përmban rreth 400 materie aktive, i pasur me vitamina dhe minerale: adenozin, alicin, aminoacide, fibra bimore, yndyrëra bimore, vitaminë A, B1 dhe B2, vitaminë C, enzyme, vajra esencialë, jod, kalium, calcium, selen, sulfur dhe fosfor.

Hudhra llogaritet si antibiotiku më i mirë. Përbërësi më i rëndësishëm i hudhrës është ahoin, efekti i të cilit është më i mirë se sa efekti i aspirines.

Përdorimi i rregullt i saj stimulon dhe lehtëson qarkullimin e gjakut, ul presionin e gjakut dhe yndyrërave të gjakut, sëmundjet e zemrës. Është një antioksidant i shkëlqyer dhe mbron trupin nga veprimi i radikaleve të lira.

Merrni 2-3 thelpinj hudhër, pritini në copa të vogla dhe përzjejeni me një lugë mjaltë. Konsumojnë këtë përzierje çdo ditë dhe brenda një jave do të shihni përmirësimin.Kështu, niveli juaj i energjisë do të rritet. Ju do të ndjeheni më të shëndetshëm.