Çfarë i ndodh trupit tuaj kur nuk bëni seks? E shpjegon mjeku

Shumë persona mund të pyesin veten çfarë ndikimi ka seksi dhe mungesa e tij.

Lifestyle

08/03/2018 22:01

“Seksi ndihmon për t’u afruar emocionalisht me dikë dhe për të ulur nivelin e stresit. Shërben edhe për zemrën, rrit rrahjet e zemrës dhe ju digjni kaloritë”, thotë Sari Cooper, terapiste e certifikuar seksi. Dhe sikur këto të mos mjaftonin për të dashur të hidheni në veprim, seksi gjithashtu mund të ulë presionin e gjakut, të kurojë dhembjen e kokës dhe lehtësojë simptomat e depresionit”, thotë Cooper.

Por jo të gjithë kanë një jetë të rregullt seksuale, madje dëgjojmë shpesh që edhe çiftet e martial bëjnë më pak seks. Dhe pyetja është nëse nuk bëjmë seks, e dëmtojmë trupin tonë? “Ndërsa disa persona progresojnë dhe janë produktivë edhe kur nuk bëjnë seks rregullisht, të tjerë mund të jenë të prirur për sëmundje që kanë të bëjnë me stresin për shkak të nevojës së tyre të thellë për marrëdhënie seksuale”, thotë Cooper.

Edhe pse ju nuk do të shtoni në peshë apo të pësoni një rritje të presionit të gjakut vetëm sepse nuk po bëni seks të rregullt, trupi nuk mund të përfitojë nga ajo që nuk e ka. “Seksi është një nga ato gjëra që njerëzve nuk u kalon shumë në mendje nëse kanë kohë pa pasur marrëdhënie, kështu që fantazitë e tyre erotike ndalojnë për pak”.

Cooper thotë që sa kohë je seksualisht aktive, je më shumë e ndërgjegjshme për anën tënde erotike dhe kjo rrit libido, si pasojë do të vilni edhe anët pozitive të seksit.

Disa nga pasojat më të përhapura janë:

Ndieni më shumë ankth.

Ulje e lubrifikimit vaginal.

Disfunksione erektile për mashkullin.

Mashkulli duhet të bëj një kontroll shëndetësor të prostatës.

Ndieni më të stresuar.

Prekeni më shpesh nga ftohjet dhe virozat sepse ju bie imuniteti.

Por ka edhe anë pozitive: ulet rreziku për infeksione…