Çfarë i ndodh trupit kur e lini duhanin (VIDEO)

Të gjithë e dimë çfarë dëmesh shkakton pirja e duhanit në trup. Por, a e dini se si ndikon në trup lënia e duhanit?

Lifestyle

15/02/2017 23:49

Efektet e lënies së duhanit mund të jenë tronditëse, e veçanërisht kur ndryshimet afatshkurte dhe përmirësimet e shëndetit me vështirësi vërehen.

Prandaj, AsapSCIENCE ka publikuar një video, e cila veçse është shikuar mbi 1.5 milionë herë, ku tregohet hap pas hapi se si reagon në trup lënia e duhanit – dhe e cila do t’iu shërbejë si motivim, transmeton Telegrafi.

Pas 20 minutave:

– Ritmi i zemrës dhe shtypja e gjakut i rikthehen niveleve normale

– Të ftohtit që e ndjeni si pasojë e nikotinës, i rikthehet normales

Pas dy ore:
– Fillojnë dëshirat ekstreme për nikotinë, që shkaktojnë marramendje dhe vështirësi për të fjetur

– Kjo ndodh për shkak të zvogëlimit të dopaminës, e cila lirohet nga nikotina

Pas tetë ore:

– Oksigjeni që gjendet në enët e gjakut i rikthehet normales, pasi të pastrohet nga thithja e monoksidit të karbonit

Pas 24 ore:

– Fillon të zvogëlohet rreziku i zhvillimit të sëmundjeve koronare

Pas 48 ore:

– Nikotina dhe përbërësit e vet eliminohen krejtësisht nga trupi

– Nervat e dëmtuara fillojnë të ri-rriten

– Shqisat e shijes të cilat ishin dëmtuar nga katrani dhe kimikalet e ndryshme fillojnë ta rikthejnë ndjeshmërinë e tyre (ushqimi fillon të ketë shije më të mirë)

Pas 72 ore:

– Filloni të keni marramendje, dhimbje dhe depresion

Pas një muaji:

– Rreziku për zhvillimin e tipit 2 të diabetit, kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare është zvogëluar

Tre – nëntë muaj:

– Strukturat e dëmtuara në mushkëri janë riparuar

– Simptomat si kolli dhe problemet me frymëmarrje janë eliminuar thuajse të gjitha

Pas një viti:

– Rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës zvogëlohet për thuajse 50 për qind.

Pas dhjetë viteve:

– Mundësitë për zhvillimin e kancerit të mushkërive zvogëlohen për rreth 50 për qind

Pas 15 viteve:

– Rreziku për sulme në zemër i rikthehet nivelit të njëjtë me dikë që nuk ka konsumuar duhan asnjëherë në jetë./Telegrafi