Çfarë i mungon trurit kur keni humbje kujtese – Lajmi.net
Çfarë i mungon trurit kur keni humbje kujtese
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 9:49, 14 January 2018
Truri ka nevojë për glukozë për energji, dhe dietat kufizuese mund të kenë pasoja negative në kujtesë dhe mësim.

 

Kjo është një nga arsyet pse femrat që kanë dietë të ulët të karbohidrateve kanë performancë më të keqe në testet mendore dhe në testet e kujtesës.

Sipas Holly Taylor, Profesor i Psikologjisë në Universitetin Tufts, ushqimi që hamë ka një efekt të drejtpërdrejtë në sjelljen mendore shkruan revista psikologjia.

Dietat popullore që kanë pak karbohidrate ose aspak kanë potencialin më të madh për një efekt negativ në kujtesën dhe mendjen. Një ekip shkencëtarësh zgjodhi 19 gra të moshës 22-55 vjeç dhe i lejoi ato që të zgjidhnin midis dietës së varfër në kalori e asaj të varfër në karbohidrate.

Nëntë prej tyre zgjodhën dietën me pak karbohidrate dhe 10 të tjera të ulëta në kalori. Sipas rezultateve, gratë që konsumonin pak karbohidrate treguan një ulje graduale të performancës në punën që kërkonte kujtesë krahasuar me gratë që merrnin pak kalori.

Fjalët kyçe: humbje kujtese, Mungese, Truri

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play World Soccer Champion
  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2