Çfarë i ka ndodhur yllit të filmit “Harry Potter”? (Foto)

Ylli i filmit “Harry Potter” , Rupert Grint, ka tronditur opinionin publik pas publikimit të disa fotove ku ai shfaqet i lodhur dhe me rrathë të zinj në sy.

ShowBiz

20/03/2016 19:22

Aktori i personazhit Ron Weasley, ishte i rraskapitur të premten pasi u largua nga hoteli “Claridges” në Londër.

I veshur me të zeza, ai u dukej i çorientuar dhe me shenja të dukshme nën sy. Një burim pranë aktorit u shpreh dje se 27-vjeçari ishte thjesht i lodhur pas disa orëve të gjatja stërvitjeje në palestër.

Pavarësisht kësaj deklarate fansat e aktorit vijojnë të jenë të shqetësuar dhe ngrenë pikëpyetje mbi gjendjen e tij shëndetësore.

HItnG0ll