Çfarë i dhuroi Reali gjyqtarit në këtë çantë pas ndeshjes me Villarrealin? (FOTO)

Fernando Roig ka shprehur pakënaqësitë ndaj gjyqtarit të takimit Villarreal – Real Madrid.

Sport

27/02/2017 19:40

Reali fitoi 2:3 në ‘El Madrigal’ duke bërë përmbysjen e rezultatit, dhe me referimin është ndarë i pakënaqur presidenti i Villarrealit, Fernando Roig.

“Ai është larguar nga stadiumi me një çantë me logo te Real Madridit”, ka deklaruar presidenti i Villarrealit, duke hedhur dyshime në drejtësinë që ndau ai në këtë ndeshje, përcjell lajmi.net.

Por këto çanta janë një praktikë e zakonshme në La Liga shkruajnë mediet në Spanjë, ku gjyqtarët në ato çanta vendosin gjërat e veta personale.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6