Çfarë i bën dimri trupit tuaj?

Dimri ndikon shumë në mënyrën se si dukemi.

Lifestyle

25/01/2016 20:18

Prej syve të pezmatuar e deri tek buzët e qara, kjo stinë bën që shumë probleme të shfaqen në trup dhe ndikon që të mos dukemi aq mirë.
Sidoqoftë, ka disa masa parandaluese që mund të merren për të ‘luftuar’ efektet e motit të ftohtë gjatë dimrit.

Më poshtë ju tregojmë se si mund të dukeni bukur pavarësisht motit të ftohtë:

Sytë

Si pjesët e tjera të trupit, edhe sytë vuajnë nga ekspozimi ndaj të ftohtit, atmosferës së thatë dhe ngrohjes së pjesshme. Të gjitha këto ekspozime shkaktojnë sindromin e syrit të thatë, që më së shumti ndodh kur qëndrojmë shumë më tepër para TV-ve dhe kompjuterëve. Për të parandaluar këtë, përdorni lubrifikant artificial.

Buzët

Buzët kanë pak mbrojtje ndaj të ftohtit, për shkak se i ekspozohen më së shumti. Ato thahen dhe qahen, që janë shenjë e mungesës së vitaminës B-kompleks. Arsyeja më e zakonshme pse qahen buzët këtë stinë është sepse ju i lëpini ato, duke i bërë ato të prira për t’u qarë. Përdorni kremëra për buzë, pasi ju ndihmojnë që buzët të shërohen për 5-10 ditë, shkruan Gazeta Express.

Duart dhe këmbët

Edhe duart thahen dhe qahen kur ekspozohen ndaj elementeve të ashpra dhe atomosferës së thatë e ngrohjes qendrore. Kur i lani duart, mos i thani menjëherë, lëreni ujin që të zhytet në lëkurë. Përdorni sapun me zbutës.

Ky mot ndikon shumë edhe në këmbë, që bën që ato të bëhen të zbehta, të mpihen dhe më pas të skuqen, të fryhen dhe të dhëmbin. Ringrohja e këmbëve në një temperaturë dhome është mënyra më e mirë për t’i evituar këto. Nëse lëkura e këmbëve është irrituar, përdorni krem Calendula.

Lëkura

Lëkura vuan shumë gjatë ajrit të thatë në dimër, dhe era e ashpër rezulton në plasaritje. Ajo mbetet e ndjeshme gjithashtu edhe ndaj rrezeve ultra-vjollcë, kështu që një krem me SP15 duhet të përdoret. Shpenzoni më pak kohë në dushe të nxehta!