Çfarë hanë për mëngjes njerëzit në vende të ndryshme të botës

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi që na mbanë të shëndetshëm dhe në formë. Por ajo çfarë njerëzit hanë për mëngjes ndryshon nga vendi në vend.

Lifestyle

20/02/2017 02:46

Në vendet europiane si Spanja, Franca dhe Italia të ngrënit mëngjes shoqërohet me një copë buke dhe kafe të fortë. Kurse në Kore, mëngjesi është një ngjarje po aq e rëndësishme sa darka dhe në tavolinë servohet shumë ushqim, shkruan Business Insider.

Kina: Mëngjesi tradicional varet nga regjioni, mirëpo kombinimi i shkopinjve të fërguar prej brumi, qumështi i ngrohtë i sojës dhe supa e nxehtë, gjendet në tavolinën e çdo kinezi.

Australi: Atje mëngjesin e hanë njëjtë pothuajse të gjithë. Dy feta buke të lyera me “Vegemite” një ushqim tradicional australian i përzier me erëza dhe perime. Nganjëherë ata hanë edhe fruta ose mëngjes të njëjtë sikur anglezët.

Brazil: Kafe e fortë me qumësht, bukë, djathë dhe proshutë. “Feijoada”, një supë e trashë e bërë me fasule të zezë dhe lloje të ndryshme të mishit, po ashtu serohet në mëngjes.

Kolumbi: Mëngjesi në Kolumbi përfshinë palpeta të gatuara me miell misri të cilat serohen me gjalpë, mish, vezë apo marmelatë.

Angli: Mëngjesi që e hanë anglezët është i njohur në tërë botën. Përfshinë vezë, sallam, proshutë, kërpudha dhe domate të gatuara.

Francë: Një mëngjes tradicional francez nuk bën pa bukën e famshme “bagel” apo kroasant. Francezët e ngjyejnë kroasanin e tyre në kafe.

Gjermani: Gjermanët në tryezën e tyre për mëngjes kanë bukë të freskët, mishra të ftohtë, djathë vendas, gjalpë dhe marmelatë.

Itali: Eleganca edhe në ushqim është prezente te italianët. Ata e pinë një kapuqino në mëngjes të shoqëruar me një specialitet tradicional që quhet “brioche”.

Turqi: Mëngjesi në Turqi është jashtëzakonisht i pasur. Me bukë, djathë, gjalpë, ullinj, vezë, domate, tranguj, marmelatë, mjaltë dhe kajmak. Po ashtu përfshinë edhe suxhuk, dhe çaj turk.

Spanjë: Bukë me domate, është ajo që spanjollët hanë për mëngjes.

Kore: Mëngjesi në kore është i ngjashëm me darkën që hahet atje. Supë, mish peshku apo biftek si dhe kurrë s’mungon orizi.