Çfarë hakmarrje!

Argjentina ka arritur të shënojë fitore bindëse prej 4-2 në miqësoren e zhvilluar kundër Gjermanisë, duke u hakmarrë kështu për humbjen që pësoi pikërisht nga kjo skuadër në finale të Kampionatit Botëror 2014.

Sport

03/09/2014 23:40

Pjesa e parë filloi me një intensitet të lartë, me Gjermanët të cilët u fokusuan më shumë në posedim të topit, kundrejtë Argjentinës e cila ishte më e drejtëpërdrejtë me lojën e saj.

Në minutën  e 20-të, lojtari i Manchester United, Angel Di Maria i jep një asistim të mirë bashkëlojtarit të tij,Sergio Agueros i cili e fut topin në rrjetë, duke e kaluar kështu skuadrën e Argjentinës në epërsi.

Në vazhdim, ishte Gjermania ajo e cila e dominoi takimin. Pas një aksioni shumë të mirë, Mario Gomez nuk arriti që të barazojë rezultatin i vetëm përballë portierit Romero i cili ishte perfekt me ndërhyrjen e tij.

Në minutën e 40-të, lojtarët e Argjentinës bëjnë një kundërsulm perfekt. Di Maria harkon deri te Eric Lamela, i cili me një goditje të fortë me të majtën e tij, shokon portierin Neuer duke e dërguar topin në cepin e majtë të portës.

Pjesa e parë përfundon me epërsi mjaft komode të Argjentinës.

Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 48-të, Di Maria harkon deri te Fernandezi cili e dërgon me kokë topin në rrjetën e gjermanëve.

Di Maria e vërtetoi edhe një herë se është në super-formë, pasi në minutën e 50-të i vetëm u fut në zonën e Gjermanëve dhe arriti të parabolojë portierin Ëeidenfeller për 0-4.

Dy minuta më vonë, gjermanët arrijnë të ngushtojnë epërsinë e Argjentinës, me anë të Andre Schurrle i cili mposht portierin Romero pas tentimit të tij të dytë brenda zonës.

Në minutën e 76-të, Mario Gotze me anë të një devijimi arrin të shënojë për të ngushtuar epërsinë e Argjentinës, e cila tashmë vetëm sa e kishte siguruar fitoren në këtë takim.

Deri në fund të takimit, Gjermania tentoi të bënte diçka më shumë, por mbrojtja e mirë e Argjentinës nuk lejoi për ndonjë befasi, duke arritur ta mbrojë rezultatin deri në minutën e fundit.