Çfarë fshihet pas misterit të madh: Ku kemi jetuar para se të lindim?

Para-ekzistenca, ekzistenca, ekzistenca para lindjes ose ekzistenca para vdekjes - të gjitha këto terma i referohen besimit se çdo shpirt njerëzor individual ka ekzistuar përpara konceptimit mortal dhe në një moment para lindjes hyn ose vendoset në trup.

Fun

04/12/2017 17:57

Konceptet e para-ekzistences mund të përfshijnë besimin se shpirti erdhi në ekzistencë në një kohë para konceptimit ose besimit se shpirti është i përjetshëm, transmeton lajmi.net

Pozicionet alternative janë traducianizmi dhe kreacionizmi, të cilët të dy qëndrojnë se shpirti individual i njeriut nuk lind në ekzistencë deri në konceptim.

Duhet të dallojmë nga preformimi, i cili ka të bëjë me ekzistencen fizike dhe zbatohet tek të gjitha gjallesat. Në lidhje me para-ekzistencen shpirtërore të njeriut, mendimi i lashtë grek dhe Islami, pohojnë këtë gjë, por përgjithësisht mohohet në Krishtërim.

Edhe njerëzit të cilët kanë përjetuar vdekje klinike, pohojnë se kanë parë skena nga para-ekzistenca e tyre – nga ato momente në të cilat është paracaktuar “lumi” në të cilin do të jetojë shpirti i njeriut gjatë ekzistences fizike dhe pas konceptimit.

Shkenca, megjithë orvatjet nuk ka asnjë përfundim për të cilin do të pajtoheshim të gjithë e madje nuk ka as ndonjë përfundim krejtësisht shkencor./Lajmi.net/