Çfarë është sindroma e dridhjes fantazmë?

Nëntë persona në dhjetë vuajnë nga “sindroma e dridhjes fantazmë”, do të thotë, gabimisht mendojnë se celulari i tyre po u dridhet në xhep.

Fun

25/01/2016 22:06

Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Instituti i Teknologjisë në Xhorxhia, i publikuar në revistën “Computers in Human Behaviour” (Kompjuterat dhe Sjellja Njerëzore).

Studimi sugjeron se kur mbahet gjithnjë në xhep, celulari kthehet në një farë mënyre në pjesë të trupit.

“Perceptojmë dhe ngatërrojmë me dridhjet e celularit, ato që në të vërtetë janë spazma muskulore. Studimi i fundit ka treguar se këtë e përjetojnë rreth 90 për qind e njerëzve”, thotë Robert Rosenberger, autor i studimit.

Po cilat janë shkaqet e këtij fenomeni kaq të përhapur? Ka dy teori: Njëra është ajo sipas të cilës teknologjia po modifikon trupin tonë, ndërsa tjetra e shpjegon këtë fenomen me faktin ankthin që përjetojnë njerëzit. Të gjitha risitë e teknologjisë si e-maile-et dhe mesazhet na bëjnë ne nervozë dhe të irritueshëm për faktin se duhet t’u kthejmë përgjigje, thonë ekspertët.