Çfarë është sapioseksualiteti?

Lesbike, homoseksualë, biseksualë – të gjithë këto terma na ndihmojnë t’i kuptojmë lidhjet e ndryshme dhe orientimin seksual. Por, tani ekziston një term i ri për ata të cilët janë të tërhequr pas inteligjencës: sapioseksualiteti.

Lifestyle

16/12/2016 09:39

Ata të cilët e identifikojnë veten si sapioseksualë, e shohin inteligjencën e një personi si trajtën më të rëndësishme, transmeton Telegrafi.

Ky term për herë të parë ka filluar të në vitin 2014 dhe gjatë asaj kohe kanë filluar të përfshihen edhe termat tjerë, si: aseksualë, demiseksualë, heterofleksibil, panseksualë etj.

Qysh nga ai vit, rreth 9,000 përdorues të “OKCupid”  e identifikojnë veten si sapioseksualë, përderisa një faqe në Facebook – e cila i dedikohet këtij orientimi seksual – ka me dhjetëra mijëra pëlqime.

Sidoqoftë, shumë njerëz nuk binden me këtë orientim seksual dhe thonë se joshja nga inteligjenca nuk kualifikohet si orientimin seksual, por thjesht është mënyrë për ta ‘përjashtuar’ një person duke u bazuar në aftësitë që ka.