Çfarë është mikrogjumi dhe si ndodh?

Gjumi është një proces që nuk ndodh si një gjendje absolute, domethënë ose në gjumë plotësisht ose të zgjuar plotësisht.

Lifestyle

09/11/2016 21:52

Një rrugë e mesme e të dyjave është dhe kotja ose mikrogjumi, disa sekonda pavetëdije që ndodh zakonisht kur truri është në gjendje të fjetur, si përshembull gjatë një situate monotone si dëgjimi i një ligjërimi apo shikimi i një filmi të mërzitshëm.

Në disa raste këtë e kuptoni vetëm kur trembeni nga ndonjë zhurmë e papritur, ju mbyllen qepallat apo ju bie koka. Por në të shumtën e rasteve as nuk e kuptoni fare.

Një studim i publikuar në janar të vitit 2014 nga Human Brain Mapping tregon se gjatë kotjes nuk bie në gjendje gjumi i gjithë truri por një zonë e tij, në disa raste vetëm një grusht neuronesh.

Zakonisht kotja mund të ndodhë edhe kur në të vërtetë jeni duke bërë një punë rutinë, si përshembull të përshkruani me makinë një rrugë që e bëni shpesh, ndaj dhe nuk është e sigurt që të hipni në timon apo të drejtoni ndonjë makineri kur jeni në një gjendje në prag të gjumi.