Çfarë është kjo gjë në karrige të Mark Zuckerbergut? (Foto) – Lajmi.net
Çfarë është kjo gjë në karrige të Mark Zuckerbergut? (Foto)
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 18:45, 11 April 2018
Senatorët amerikanë të martën për rreth pesë orë e kishin bërë “shoshë” Mark Zuckerbergun me pyetje, rreth skandalit me vjedhjen e të dhënave.

Dhe përveç pyetjeve të shumta dhe të llojllojshme, përdoruesve të shumtë të mediave sociale u ka bërë përshtypje një gjë e pazakontë.

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për kohën kur njeriu i parë i Facebook-ut gjatë gjithë kohës ishte i ulur në një karrige lëkure, në të cilën gjithashtu gjendej edhe një jastëk shtesë, 10 centimetra i trashë.

Sipas mediave, në ditët e fundit, ai ka analizuar dhe planifikuar çdo detaj të kësaj dëshmie të madhe para politikanëve amerikanë, duke deklaruar se Zuckerberg ishte gjithashtu i përgatitur edhe “Për gjëra të tjera”.

Gjithsesi, në mediat sociale qarkullojnë supozime të shumta, një prej të cilëve është se jastëku është vendosur që Zuckerberg, rreth 170 metra i gjatë, “të duket më i fuqishëm”.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO