Çfarë është gjuha e trupit?

Padyshim se gjuha e trupit është burim krucial i komunikimit jo verbal. Trupi flet edhe atëherë kur goja nuk flet. Vetullat i ngrini kur keni për qëllim të thoni, “më vjen keq” ose “thuaje prapë?”.

Fun

18/10/2016 01:46

Ndërsa mund të luani pak me flokë gjatë momenteve kur keni mungesë vetëbesimi. Pra, kur është fjala për lënien e një përshtypje të fuqishme te të tjerët, gjuha e trupit është më me zë sesa vet fjalët, transmeton Telegrafi.

Sipas Amy Cuddy, psikologe sociale dhe hulumtuese në Shkollën e Biznesit të Harvardit, gjuha e trupit është e rëndësishme sepse përmes saj ne mund t’ua ndryshojmë perceptimet njerëzve tjerë. Veç kësaj, ne mund ta ndryshojmë edhe vet kiminë e trupit tonë duke e ndryshuar pozitën e trupit.

Të qëndruarit në një pozitë me vetëbesim kur ju mungon një gjë e tillë, mund të ndikojë në mënyrën se si truri i interpreton veprimet dhe eventualisht mund të ndjeni vetëbesimin duke qarkulluar në trupin tuaj.

Prandaj, kur është fjala për gjuhën e trupit, ju duhet të keni kujdes me mënyrën si qëndroni, me kontaktin e syve, shtrëngimin e duarve, tonin e zërit etj.