Çfarë është duke ndodhur me Xhakën?

Arsene Wenger i ka dalë në mbrojtje Granit Xhakës.

Sport

18/03/2017 08:51

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se mesfushori Granit Xhaka është bërë viktimë për ndërhyrjet e tij.

Ylli kosovar është ndëshkuar shpeshherë me karton të verdhë e të kuq gjatë këtij sezoni. Por, Wenger e mbron përforcimin e ardhur nga Borussia Monchengladbach.

“Besoj se ai është bërë viktimë e ndërhyrjeve të tij të kaluara”, deklaroi Wenger për “Sky Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Besoj se ai tani është në një pozitë ku në ndërhyrjen e parë ndëshkohet me karton të verdhë, njësoj siç ndodhi në duelin me Lincolnin”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6