Çfarë është duke ndodhur me FC Prishtinën? Rezultat i befasishëm ndaj Dritës
FC Prishtina ka pësuar humbje edhe nga Drita. Ekipi i Ismet Munishit shënoi fitore me rezultat 1:0.
Sport
FC Prishtina është në krizë.
Skuadra nga kryeqyteti ka pësuar humbje edhe nga Drita në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipi i Ismet Munishit shënoi fitore me rezultat 1:0, përcjell “lajmi.net”.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Leotrim Kryeziu.
Kurse, në takimin tjetër, Drenica mposhti Llapin me rezultat 2:0.
Golat i shënuan Taulant Dajaku dhe Kreshnik Lushtaku.
Dueli u mbyll me pesë kartonë të kuq, tre për Llapin dhe dy për Drenicën./Lajmi.net/
Rezultatet:
FC Prishtina – Drita 0:1
Drenica – Llapi 2:0
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6