Çfarë e shkakton më së shumti dhimbjen e kokës?

Të gjithë kemi dhimbje koke kohë pas kohe. Në fakt, rreth çdo i dyti person në botë përjeton dhimbje koke të paktën një herë në javë. Por, kjo dhimbje mund të ndjehet në mënyra të ndryshme, në varësi të asaj se cilën nga rreth 200 loje të dhimbjes së kokës ju e keni.

Lifestyle

28/07/2015 14:58

Më shumë se gjysma e njerëzve do të kenë një dhimbje koke për shkak të tensionit të gjakut, rreth 19% migrenë dhe rreth 4% do të vuajnë nga dhimbja kronike ditore e kokës.

Këto janë diagnozat më të zakonshme të dhimbjes së kokës. Edhe pse ka disa variacione në nivel global, shifrat duken shumë konsistente në të gjithë popullsinë.

Dhimbja si pasojë e tensionit të kokës
Kjo dhimbje zakonisht ndjehet si dhimbje e rëndë jo-pulsuese, zakonisht të dy anët e kokës. Besohet se muskujt tepër të ngushtë në kokë janë arsyeja kryesore e kësaj dhimbje koke. Kjo dhimbje zakonisht shfaqet me episode, që mund të zgjasë me disa orë apo disa ditë.

Migrena
Migrena është kushti i gjashtë më i zakonshëm në botë. Migrena zakonisht është e njëanshme, e lidhur me nauze dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe mund të paraprihet nga përvojat idiosinkretike shqisore të quajtura “aura”. Fenomeni aura mund të përfshijë disponimin apo emocionet, të tilla si dezha vu, simptoma vizuale ose probleme me të folurit.

Migrena është një diagnozë klinike; nuk ka ndonjë test që mund ta verifikojë atë me teknologjinë aktuale. Por, në krahasim me tensionin e kokës, migrena ka qenë vazhdimisht e pranishme gjatë dekadave të fundit, transmeton Lajmi.net.

Fiziologjia e migrenës është jashtëzakonisht komplekse. Dhimbjet e kokës duket se lindin për shkak të rregullimit jofunksional të tonit në disa enë të gjakut brenda kafkës.

Dhimbja e përditshme kronike e kokës
Paramendoni sikur nuk keni pasur kurrë një ditë pa dhimbje koke. Ju çdo ditë ndjeni dhimbje në pjesën e pasme të kokës, dhimbje mbi sy dhe në cipë. Kjo është një dhimbje kronike e kokës (CDH). Disa dhimbje fillojnë duke u shfaqur me episode por më pas transformohen në atë që në thelb duket të jetë dhimbje e vazhdueshme e kokës.

Ka një numër të llojeve të rralla të dhimbjes së kokës që mund të shkaktojnë dhimbje kronike të përditshme dhe për diagnostikimin e tyre duhen trajtime të veçanta. (Lajmi.net)