Çfarë duhet të dimë për kolagjenin

Kolagjeni është një proteinë nga më të pranishmet në organizmin tonë që luan një rol të rëndësishëm për shëndetin dhe bukurinë.

Lifestyle

11/09/2018 15:52

Funksioni i saj është të mbajë qelizat e gjalla dhe të sigurojë elasticitet, rigjenerim të lëkurës, indeve dhe kockave. Por sa dimë ne për këtë proteinë?

Emri i saj vjen nga greqishtja që do të thotë “gjeneron ngjitës” dhe prodhohet në mënyrë natyrale nga organizmi. E përbërë nga aminoacidet, fibrat e saj formojnë një rrjet ku zhvillohen dhe riprodhohen qeliza, transmeton top channel.

Ka gjetur përdorim të gjerë në botën e bukurisë estetike, pasi është thelbësore për ruajtjen e freskisë së lëkurës, indeve lidhëse, zhvillimit të kockave. Madje me kalimin e kohës, kolagjeni është një armë në luftën ndaj osteoporozës.

Si ta merrni? Kolagjeni është me shumicë në mishin e kafshëve, dhe mund të merret duke shijuar një supë të mirë, apo tek veza dhe tek perimet, sidomos kërpudhat.

Një këshillë e vlefshme? Kujdes me dietën, pasi konsumi i sheqernave dhe karbohidrateve të përpunaura pengon prodhimin e kolagjenit.