Çfarë duhet të bëni para provimit, që të keni performancë më të mirë?

Nëse nuk flini gjatë natës një ditë para provimit duke u munduar që të mësoni, ndoshta është koha që ta ndryshoni shprehinë tuaj.

Lifestyle

29/05/2015 20:18

Një studim i fundit ka zbuluar se gjumi është shumë i rëndësishëm për të pasur një kujtesë të gjatë të qëndrueshme, veçanërisht gjatë sezonit të provimeve.

Hulumtimi nga Universiteti Federal i Rio Grande do Norte, Brazil, sugjeron se gjumi shkakton sinapsa në trurin tonë që të forcohet kujtesa dhe të evitohet harresa, duke forcuar kështu kujtimet tona në një proces të njohur si ‘efektshmëria afatgjate’, transmeton Lajmi.net.

Rezultatet e studimit tregojnë se gjumi mund të ketë një ndikim të madh në të mësuarit. Mungesa e gjumit çon në humbje të kujtesës, ndërsa gjumi i mjaftueshëm forcon kujtimet apo edhe nxitë shfaqjen e tyre.

Hulumtimi gjithashtu ofron një kornizë empirike dhe teorike për të kuptuar mekanizmat themelor të rolit të gjumit në të mësuar, që përfshin kujtimin dhe kreativitetin, transmeton Lajmi.net.

Studimi ishte publikuar në revistën PLOS Computational Biology.