Çfarë duhet bërë që të mos vuani duke u zgjuar herët!

Pjesa më e vështirë e dimrit, përveç të ftohtit, është zgjimi në mëngjes. Mendoni se të çohesh nga shtrati me një humor të mirë është një e pamundur? Living ju sjell disa truke për të marrë frymëzim. Zgjedhja është e juaja!

Lifestyle

14/12/2016 01:40

  1. Dëgjoni muzikë të bukur

Një ide e mirë për të nisur mëngjesin më energji është të dëgjoni një këngë të bukur. Me fuqinë e muzikës mëngjesi do jetë shumë më i bukur.

  1. Një dush i gjatë

E dimë që zgjimi në mëngjes është shumë i vështirë por, gjatë dimrit, ideja e një dushi të gjatë e të ngrohtë mund të jetë ide e mirë për t’i dhënë fuqi vetes.

  1. Ushqimi i shëndetshëm dhe energjik

Vakti I mëngjesit është pjesa më e rëndësishme e ditës. Do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë gjatë gjithë pjesës tjetër të orëve por edhe do t’ju shijojë nëse përgatisni gjëra të mira e të ngrohta.

  1. Zgjidhni një natë më parë se çfarë do të vishni të nesërmen

Para se të shkoni për të fjetur, zgjidhni rrobat që do të vishni të nesërmen në mënyrë që në mëngjes të mos jeni të detyruar të vrisni mendjen e të nervozoheni!