Çfarë do të zgjidhnit mes zgjedhjeve të vështira?

Njerëzve në jetë u imponohen shumë zgjedhje, prej të cilave nuk ka nga të ikë, shkruan lajmi.net

Lifestyle

08/02/2017 16:11

Mirëpo, në mesin e dy zgjedhjeve, çfarë zgjidhje do të kishit marrë?
Lajmi.net ua përcjell më poshtë një numër pyetjesh, të cilat do të ju bëjnë të mendoni gjatë.

A do të zgjidhnit të lindnit në një familje të pasur, apo të punonit vet për pasurinë tuaj?

A do të zgjidhnit paratë dhe famën apo shëndetin dhe mbarësinë?

A do të zgjidhnit të jeni të verbër apo të mos dëgjonit?

A do të zgjidhnit jaht apo aeroplan?

A do të zgjidhnit të jeni i bukur apo i mençur?

A do të zgjidhnit të keni pafundësisht para, apo ta keni partnerin më perfekt romantik?

A do të zgjidhnit të mbeteshit pa një dorë apo pa një këmbë? /Lajmi.net/