Çfarë do të thotë për ju muaji në të cilin lindët?

Nëse mendoni se shenja juaj e horoskopit është përgjegjëse për personalitetin tuaj, mund të keni të drejtë.

Lifestyle

02/02/2015 18:06

Hulumtuesit të cilët studiuan muajt e lindjes së disa njerëzve dhe temperamentin e tyre kanë një kohë të gjatë që thonë se koha në të cilën keni lindur ndikon në nivelet e neurotrasmetuesve, si dopaminës dhe serotoninit, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në disponimin e një personi.

Por, përpara se të mendoni për kohën në të cilën keni lindur, konsideroni këto gjetje vetëm si një lidhje, jo një provë shkencore për gjithë personalitetin tuaj, thotë Howard L.Forman, një psikiatër në Universitetin e Mjekësisë Albert Ajnshtajn në Nju Jork.

“Nuk është se muaji juaj i lindjes është fati juaj, vetëm se ai mund të jetë përgjegjës për humorin tuaj të përgjithshëm”, shton ai.

Lexoni këto dhe shikoni nëse ky hulumtim del të jetë i vërtetë për ju:

Nëse keni lindur në pranverë apo verë…
Sipas një hulumtimi të fundit të më shumë se 300 studentëve, njerëzit të cilët kanë lindur në verë ishin më të prirë për të qenë të lumtur se sa ata të lindur në vjeshtë apo dimër. Dhe këta të cilët kishin lindur në pranverë dhe verë ishin më të prirë për të pasur sjellje më tepër pozitive në krahasim me ata të cilët kishin lindur në vjeshtë apo dimër, transmeton Lajmi.net.

Nëse keni lindur në vjeshtë apo dimër…
Studimi i njëjtë tregon se nëse keni lindur në dimër, ju jeni më të prirë për të qenë në depresion se sa ata të cilët kanë lindur në vjeshtë. Por, nëse keni lindur në muajt e ftohtë, hulumtuesit kanë gjetur se ju jeni më pak të prirë për të qenë nervoz, në krahasim me ata të lindur në muajt e tjerë.

“Simbolikisht, pranvera dhe vera shënon fillimin e jetës”, thotë Lloyd Strayhorn, një astrolog në Nju Jork. “Në kontrast, vjeshta dhe dimri shënojnë fundin e jetës, që mund të ketë lidhje edhe me pikëpamjet e një personi”.