Çfarë do të thonë fantazitë tuaja seksuale?

Imagjinata juaj mund të përmirësojë jetën tuaj seksuale. Një fakt seksual është se, të imagjinosh gjatë mastrubimit ose seksit, i rrisni kënaqësitë tuaja.

Lifestyle

01/07/2014 21:17

Duke i kthyer imagjinatat në seks të vërtetë të jetës, mund ta përmirësoni me të vërtetë shëndetin tuaj, gjithashtu. Kërkimet nga revista ‘Seksualiteti Medicinal’, gjetën se imagjinata dhe realizimi i saj në jetën reale mund të jetë shumë e shëndetshme dhe është më e mundshme që të kënaqeni në lidhjet tuaja seksuale.

Por, ekspertja Jacqueline Hellyer thotë se për shkak që ju kënaqeni duke fantazuar, nuk do të thotë se do të kënaqeni edhe në veprimet seksuale gjithmonë. “Kjo do të thotë, se vetëm do të përfitoni njohuri”, thotë ajo.

Psikoterapisti Dr.Bret Kahr, autor i studimit për fantazi seksuale, gjeti se më shumë se një e treta e njerëzve kanë fantazi seksuale. Psikologët thonë se kjo ka lidhje me një dëshirë për të hequr dorë nga kontrolli i grave.

Gratë të cilat kanë fantazi dominante, ndihen të shqetësuara rreth humbjes së kontrollit, thotë profesori Zoltan Dienes, një ekspert i dëshirave të pavetëdijshme. Shfrytëzimi i këtyre fantazive mund të ju bëjë të ndjeheni të fuqishëm brenda dhe jashtë dhomës së gjumit. Dhe mos harroni se fantazitë lidhen me shëndetin e mirë mendor.

Hulumtimi i Kahr-it për ekzibicionizimin, sugjeron që fantazitë shpesh mund të shprehin dëshirë mazokiste për tu futur në aksion dhe për të vepruar stile seksuale në formën e ndëshkimit.

Seksi në grup mund të lejojë hapsirë më të madhe të stimulimeve të ndryshme – më shumë duar, më shumë gjuhë dhe gjymtyrë. Një e pesta e njerëzve në studimin e Kahr-it kishin fantazi për seksin, dhe 35% e këtyre njerëzve fantazonin për seks me më shumë se dy gra.

Nëse keni një partner, siguroheni që të dy pëlqeni gjërat e njëjta. Sigurohuni gjithashtu se të dy dëshironi të provoni gjëra të reja, dhe nuk frikësoheni për fantazitë që i keni.