Çfarë do të ndodhë me ‘luftën’ ndërmjet Koresë së Veriut dhe Amerikës?

Të gjithë sytë janë në gadishullin Korean. Ka indikacione se Koreja e Veriut është duke përgatitur një tjetër provë bërthamore gjatë muajit prill, pas kremtimit të 150 vjetorit të lindes së Kim-Sung themeluesit të shtetit. Nëse Pheniani e bën një gjë të tillë, atëherë s’ka dyshim se do të jetë provokim.

Bota

19/04/2017 00:04

Ndërsa tensionet janë në rritje, Kina ka theksuar rëndësinë e diplomacisë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, transmeton lajmi.net

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump tani mbështetet në burimet e tilla si sanksionet shtesë dhe përmirësimin e mbrojtjes raketore që të pakësojë ambiciet nukleare të Koresë së Veriut. Por Uashingtoni e ka bërë të ditur se të gjitha opsionet janë të hapura, dhe SHBA pas sulmit në Siri është e gatshme edhe për veprimet tjera të njëanshme ushtarake. Për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të Koresë së Veriut për të çuar përpara programin bërthamor, administrata e Trump duhet të peshojë me kujdes rrezikun e një grush-shteti të mundshëm ushtarak.

Opsionet e mundshme:

Veprimi kundër Koresë së Veriut mund të ketë një varg sulmesh të kufizuar në ofensivën e përgjithshme ushtarake qëllimi i të cilave do të jenë të gjitha objektet ushtarake të Koresë së Veriut.

Në shumë pak kohë, SHBA mund të kryejë një sulm me raketë për të ndëshkuar Phenianin për vazhdimin e zhvillimit të arsenalit të saj bërthamor dhe raketor, dhe që ta parandalojë që në të ardhmen të zhvillojë armët atomike.

Ky sulm mund të jetë i kufizuar në një bazë të vetme por edhe në një strukturë ushtarake do të ishte kërcënim i qartë për Phenianin, nëse nuk e ndryshon sjelljen. Edhe pse ky sulm do të mund të kuptohej si parandalim i përshkallëzimit të situatës, nuk do të thotë se edhe Koreja e Veriut do ta merrte si të tillë.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdonin sulmet të kufizuara, që do të tregonte se Amerika nuk është duke u përpjekur që të përmbys udhëheqjen e vendit. Ky operacion do të jap Koresë së Veriut aftësinë për të kontrolluar reagimin, në rast se ajo provokon sulme të reja, do ishte shenjë se Amerika do ishte e gatshme të paraqesë gjithë forcën e tij.

Nëse Uashingtoni arrin në përfundim se Pheniani është duke përgatitur një kundër-sulm do të ishte më e mençur që të vendosej mbi një fushatë gjithpërfshirëse ushtarake për të eliminuar mundësinë që Koreja e Veriut të hakmerret. Ky skenar do të ishte më mirë për SHBA-në me kusht se Koreja e Veriut do ta kuptonte për rreziqet tjera, dhe mundësinë e shpërthimit të një lufte në gadishullin korean.

Vlerësimi i rrezikut:

Një operacion i tillë do të përfshinte raketa dhe aeroplanë luftarakë të cilët do të kryenin sulme në të gjithë Korenë e Veriut. Objektivat kryesore do të ishin reaktorët bërthamorë apo fabrikat për pasurin e uraniumit. Nëse SHBA synon të parandalojë gjithë programin bërthamor të Koresë, mund të vendos forcat speciale të cilat do të sulmonin fabrikat nëntokësore që sulmet ajrore nuk do të mund t’i shkatërronin.

Por, Koreja e Veriut ka një arsenal të fuqishëm të armëve për objektiva të afërta, duke i bërë rivalitet edhe SHBA-së me instalimet ushtarake në rajon. Kjo artileri do të mund të shkaktonte dëme  edhe në zonat veriore të vet Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut ka një prej shumë arsyeve për hakmarrje për çdo agresion, jo vetëm për të ruajtur imazhin e një akteri të fuqishëm në botë, por edhe për të siguruar stabilitetin në rajon. Kim Jongu do të mundohej të minonte legjitimitetin e popullit, çka do të mund të çonte në një grusht-shtet eventual, transmeton lajmi.net

Nëse SHBA dhe Koreja e Veriut vendosin të mos marrin në supe rreziqe të tilla, atëherë veprimet ushtarake nuk do të përmendeshin. Edhe në këtë rast Uashingtoni, do të vlerësonte rreziqet e një hakmarrje të kufizuar.

Reagimi i Kinës:

Reagimi i Kinës nuk ka dyshim që merret tej mase në konsideratë. Pekini deri më tani ka insistuar për një zgjidhje diplomatike dhe për të zvogëluar tensionet. Ata kanë thënë se ekziston një vijë e kuqe e cila nëse shkelet, do të mund të sillte destabilizim në gadishullin korean.

Kina si aleat i Koresë, në një sulm eventual do të ndërhynte për ta mbështetur qeverinë koreane. Por çdo vendim do të ishte tejet vendimtar, në të ardhmen e raporteve të Kinës qoftë me Amerikën qoftë me Korenë.

SHBA d e ka parasysh rrezikun se Kina do të mund të ndërhynte në Korenë e Veriut, nëse atë ndërmmarin një sulm eventual. Madje Kina frikësohet se një luftë eventuale do të kalonte edhe në territorin e saj.

Masat mbrojtëse përgjatë kufirit midis dy Koreve:

Koreja e Jugut është gjithmonë në gjendje gatishmëre, kur fqinjët në veri janë në prova të luftës. Ky vend është i shqetësuar me ndonjë sulm eventual për shkak se objektivi i hakmarrjes, pra Koreja e Jugut ka nja paqëndrueshmëri politike. Presidenti i Koresë së Jugut ka urdhëruar ushtrinë për të rritur sigurinë përgjatë kufirit. Kurse raportet tregojnë se edhe kina ka mobilizuar ushtrinë e saj për ndonjë rrezik eventual.

Si fund, një flamur i bardhë do të ishte kyç sidomos për raportet mes SHBA-së dhe Kinës. /Lajmi.net/