Çfarë do të bëj sot në ceremoni, shqiptari në “çmendi” dje Beogradin? – Lajmi.net
Çfarë do të bëj sot në ceremoni, shqiptari në “çmendi” dje Beogradin?
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 11:56, 5 March 2017
Kampioni më i ri i Europës, Izmir Smajlaj, në një intervistë për “Panorama Sport”, shprehu emocionet e para pas triumfit në Beograd. Ai zbuloi se e kishte parashikuar më herët festën me shqiponjën.

Ç’do të thotë për ju që të shpalleni kampion i Europës në Beograd?

Është gjëja më e bukur në botë. E kam shprehur dhe më herët, plus që jam stërvitur intensivisht, se e gjithë vëmendja ime ka qenë për këto dy gara. Ëndrra ime ishte për një kurorëzim të tillë në Beograd dhe më në fund ia arrita qëllimit. Emocionet ishin shumë të mëdha. Ka qenë një garë e fortë, ishte finale mbi të gjitha.

Ndërkohë, unë këtë rezultat ia dedikoj familjes sime, trajnerit tim, presidentit Gjergj Ruli dhe në veçanti babait tim. Pikërisht prej tij kam vazhduar sportin. Po të mos kisha mbështetjen e familjes, nuk do të isha kurrkund sot. Prej muajsh, presidenti i federatës ka deklaruar se unë do të jem kampion i ardhshëm i Europës, kampion bote, kampion Ballkani.

Brenda një jave e ngritët dy herë flamurin në Serbi. Mos vallë kësaj here e ndiet veten më tepër nën presion nga fakti që ishte Europian?

Normalisht që ka pasur presion, megjithatë unë kisha besim në vetvete që do arrija të shpallesha kampion Europe. Është bërë një punë e madhe së bashku me trajnerin tim, të cilën e falënderoj nga zemra. Të mos harroni që ka qenë një garë e vështirë, ishte Europian.

Kampion Europe, njëherësh edhe rekordmen i dyfishtë kombëtar…

Po, është e vërtetë. Kam qenë në një gjendje shumë të mirë fizike. Të them të drejtën, kam rrezikuar mjaft në kërcimin e gjashtë, pasi deri atë moment pozicionohesha i treti. Por kjo është gara dhe gjithmonë ka të papritura. Unë jam shumë i gëzuar, pasi në radhë të parë kam bërë krenar Shkodrën time, të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. I falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë.

Izmir Smajlaj kampion Europe

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kush ju uroi i pari pasi fituat medaljen e artë?

Në fakt, unë kam qenë me familjen këtu. Nuk ka pasur gjë më të bukur në botë.

A keni një dedikim për këtë arritje tuajën historike?

Dedikimi në radhë të parë shkon për familjen. Nëse do të kisha pasur mbështetje, do të kisha arritur shumë.

Pas kërcimit, ju keni festuar duke formuar shqiponjën me duar. E rastësishme ai moment?

Për të qenë i sinqertë, e kisha parashikuar se do ta bëja shqiponjën nëse do ta shpallesha kampion. Megjithatë, dua të shpreh falënderimet e mia për popullin e Beogradit, pasi më kanë pritur shumë mirë.

Mendoni se atletika është e vlerësuar nga autoritetet?

Do preferoja të mos komentoja këtë gjë tani, po të shijoj momentin si kampioni më i ri i Europës. Normalisht kërkoj mbështetjen e shtetit, pasi tani afër është Kampionati Botëror dhe kam pretendimet e mia për të hyrë në zonën e medaljeve. Për këtë jam duke u përgatitur.

Keni parashikuar ndonjë surprizë për nesër (sot) në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve?

Të shohim.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6  

Fjalët kyçe: Izmir Smajlaj

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bike Rivals
  • Play Zombie Big Trouble