Çfarë bëri Ferguson në vitin 2012 te United, që Mourinhos i duhet ta bëjë tani për ta shpëtuar sezonin

Jose Mourinho po kalon momentet më të vështira në karrierën e tij si trajner, pas rezultateve të dobëta në krye të Manchester United.

Sport

17/10/2018 19:56

‘Djajtë e Kuq’ tashmë shihen të pashpresë në garën për titull në Premierligë, janë të eliminuar nga Kupa e Ligës, dhe nuk arritën të mposhtin Valencian në Ligën e Kampionëve.

Gjëja e vetme e mirë që vlen te ceket te ky Manchester, është fitorja me përmbysje 3:2 ndaj Newcastle United.

Manchester United këtë fundjavë udhëton në ‘Stamford Bridge’ për t’u përballur me Chelsean, dhe kolumnisti i ‘Mirror Sport’, Seema Jaswal, beson se kjo është mundësia e përsosur e Mourinhos për të shpëtuar sezonin e skuadrës së tij.

“E shtuna e rikthen Jose Mourinhon te Chelsea, me shpresën për t’i dhënë fund fillimit të sezonit pa humbje të ‘Bluve’, ka shkruar Jaswal.

“United nuk ka fituar në Stamford Bridge që nga koha e Sir Alex Ferguson në 2012-13. Do të ishte diçka e madhe nëse ata do të largoheshin me tre pikë nga aty”./Lajmi.net/