“Çështjen e Aida Dërgutit më së miri ta interpretojë Gjykata Kushtetuese” – Lajmi.net
“Çështjen e Aida Dërgutit më së miri ta interpretojë Gjykata Kushtetuese”
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 16:32, 2 June 2018
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Socialdemokrate të Kosovës, janë përplasur dje lidhur me çështjen pozitës së nënkryetares së Kuvendit të cilën e mban Aida Dërguti.

Vetëvendosje po insiston se Dërgutit më nuk i takon kjo pozitë, pas largimit nga Vetëvendosje, ndërsa në PSD, thonë se Vetëvendosjes i takuar e drejta e propozimit të nënkryetarit, por që më nuk i takon ky post.

Kuvendi i Kosovës të premten nuk arriti ta shkarkojë nga pozita e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërgutin.

E për profesorin universitar, Mallum Baraliu kjo çështje ka krijuar një situatë të re, pasi sipas tij deri më tash Kuvendi nuk është përballur me një situatë. Ai ka thënë se kjo çështje duhet zgjidhur më mirëkuptim të dy palëve.

“Do duhet zgjidhur në frymën e dispozitave ligjit për zgjedhjet dhe rregullores së Kuvendit, ndërkohë si duket nuk është paraparë asnjëherë që të ndodhë ashtu siç ka ndodhur Vetëvendosje”.

“Është çështje që duhet trajtuar më interpretim analog, pra me analogji si njëri prej parimeve të interpretimit në drejtësi dhe mirëkuptim të dy palëve”, është shprehur Barliu, për lajmi.net.

Ai ka thënë se nëse nuk ka ndonjë marrëveshje dhe Kryesia e Kuvendit nuk e zgjidhe këtë çështje, atëherë më së miri duhet drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

“Në qoftë se Kryesia Kuvendit, e cila si duket nuk është e gatshme ndoshta edhe  për çështje të konstalacionëve të partive që i konvenon dikujt të mbetet kjo përbërje e nënkryetarëve, dhe Vetëvendosje të këmbëngulë të respektohet burimisht dispozita kushtetuese, pas ndryshime faktikëve dhe praktike që kanë ndodhur në teren, atëherë këtë është më së miri ta interpretojë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Baraliu.

Edhe subjektet tjera politike nuk kanë preferuar që të votojnë për shkarkimin e Dërgutit, ata preferojnë që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën e Kushtetuese.

Aida Dërguti ishte zgjedhur nënkryetare e Kuvendit si deputete e Vetëvendosjes, ndërsa tash pas kalimi të saj, Vetëvendosje ka kërkuar nga ajo që të japë dorëheqje nga ky postë, ose të shkarkohet.

Ç’ka thotë Kushtetuta për zgjedhjen e Kryesisë së Kuvendin:

 

 

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO