Çështja Xhaka, reagon FSHF-ja

.

Sport

01/08/2017 10:16

Prej dy ditësh, takimi në mungesë i Xhakës dhe trajneri të ri të Kombëtares Kristian Panuçi është bërë çështje, mirëpo institucioni i futbollit nuk është shprehur ende zyrtarisht rreth tij.

Gazeta ka kontaktuar dje me zyrën për shtyp të Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me refuzimin e Xhakës për të takuar trajnerin që kishte udhëtuar drejt Zvicrës dhe është bërë me dije që trajneri do të flasë publikisht në konferencën për shtyp përpara grumbullimit të kuqezinjve për dy ndeshjet e radhës kualifikuese.

“Trajneri do të japë çdo lloj sqarimi për listën e te grumbulluarve vetëm në 28 gusht në konferencën për shtyp përpara grumbullimit të ekipit kombëtar”, ka reaguar zyra për shtyp e FSHF-së për “Panorama Sport”.