Çështja Pirlo

Nuk ndodh shpesh, por sa herë që ndodh paraqet lajm. Andrea Pirlo të zëvendësohet për një vendim teknik nuk është diqka që mund ta shohim çdo javë. Prej kur erdhi në Juventus, kreatori i lojës pothuajse asnjëherë nuk është prekur nga ‘rrotullimi’ i formacionit. Mirëpo, të dielën në ndeshjen kundër Veronës, trajneri Antonio Conte vendosi…

Sport

24/09/2013 08:00

Nuk ndodh shpesh, por sa herë që ndodh paraqet lajm. Andrea Pirlo të zëvendësohet për një vendim teknik nuk është diqka që mund ta shohim çdo javë.

Prej kur erdhi në Juventus, kreatori i lojës pothuajse asnjëherë nuk është prekur nga ‘rrotullimi’ i formacionit. Mirëpo, të dielën në ndeshjen kundër Veronës, trajneri Antonio Conte vendosi ta zëvendësojë në mesin e pjesës së dytë.

Në vend të tij u inkuadrua i rikthyeri nga lëndimi Claudio Marchisio. Pirlo doli, kreatori i lojës që rrallë herë nuk qëndron në fushë për gjithë ndeshjen. Conte e kërkoi me një shikim sikur dëshiron ta përshëndet, por ai e injoron dhe në vend se të ngjitet në pankinë, shkon drejt në zhveshtore.

Conte e ka minimizuar incidentin duke thënë se: “Nuk më ka rënë në sy”, ajo që bëri Pirlo por në mediet italiane spekulojnë se ky mund të jetë viti i fundit i mesfushorit me gjigantin torinez.

Edhe ashtu, kontrata e tij me klubin është e paraparë të skadojë në fund të këtij sezoni.