Çështja e Jerusalemit, paralajmërime të reja për Trumpin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u shpreh “i shqetësuar” nga mundësia që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Bota

05/12/2017 09:05

Në një bisedë telefonike me Trumpin, Macron tha se çdo vendim për statusin e qytetit “duhet të merret brenda kornizës së negociatave midis izraelitëve dhe palestinezëve”.

Paralajmërime të ngjashme kanë bërë edhe disa vende arabe dhe myslimane.Sipas disa raporteve, Trump do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit këtë javë.

Ky qytet është pika më e nxehtë e konfliktit izraelito-palestinez. Palestinezët e konsiderojnë atë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm, shkruan rel.

Izraeli, ndërkaq, e ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe pretendon se i gjithë qyteti është kryeqytet i tij.

Megjithatë, sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht dhe të gjitha vendet i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Trump ka paralajmëruar se do ta zhvendosë edhe ambasadën amerikane në Jerusalem.