Certifikohen rezultatet: PDK fituese, AKR prapë nuk kalon

KQZ ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit. 

Lajme

04/07/2014 19:00

Pas gati një muaj, sot është bërë edhe certifikimi i rezultateve përfundimtare i zgjedhjeve të 8 qershorit. Meqenëse njëzëri këto rezultate u aprovuan, Valdete Daka, kryetarja e KQZ-zë ka certifikuar zgjedhjet.

Nga votimi i 179 923 votuesve, 37 ulëse i ka siguruar koalicioni parazgjedhorë PDK, PD, LB, PSHDK dhe Partia Konservatore. LDK –ja ka arritur të marrë 30 ulëse, Lëvizja Vetëvendosje i ka marrë 16, AAK-ja 11, Lista Srpska 9, Nisma 6.

AKR edhe pas certifikimit të zgjedhjeve mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës me vetëm 4.67%.