Ceremonia Oscars, drejtpërdrejt edhe në sallën e kuqe në Prishtinë

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars do të mbahet nesër, me fillim prej orës 02:00 pas mesnate me kohën lokale në Kosovë.

ShowBiz

27/02/2016 13:30

Vendi jonë në këtë ceremoni ka rastin që për herë të parë të shpërblehet me çmimin më prestigjioz në botën e filmit, pasi në një prej kategorive është nominuar edhe filmi “Shok”.

Komuna e Prishtinës ju fton që së bashku të përcillet në transmetim të drejtpërdrejtë mbrëmja e ndarjes së çmimeve OSCARS.

Mbrëmja do të mbahet me datë 28 Shkurt, duke filluar prej orës 00:00 (mesnatë) në ambientet e Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Filmi ‘Shok’ me regji të Jamie Donoughue, producent Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott është nominuar në kategorinë e Filmave të Shkurtër duke e bërë atë favorit./kp