Ceremonia e rivarrimit të Isa Boletinit në veri, me prani të pak qytetarëve dhe shumë policëve

Ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heroit Isa Boletini, në fshatin e tij të lindjes, në Boletin, më 10 qershor, që do të bëhet në prani të një numri fare të vogël të qytetarëve, kryesisht familjarë, do të përcillet nga forca të shtuara të Policisë së Kosovës.

Lajme

10/06/2015 08:21

Për këtë çështje, Drejtoria Rajonale e Policisë në veri ka hartuar një plan operativ.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në veri ka hartuar planin operativ në bazë të instruksioneve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, me të cilin është paraparë numër i shtuar i policëve, patrullave mobile dhe këmbësore të Policisë, si në mjediset multietnike, ashtu edhe në zonën e përgjegjësisë së Stacionit të Policisë në Zveçan”, ka deklaruar Zhelko Bojiq, shef i Operatives në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Veri.

Ai ka shtuar se janë në kontakte të përhershme me EULEX-in, KFOR-in, si dhe më Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në jug, shkruan gazeta Zëri.